Pas vizitës dhe homazheve të sotme që kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij i bënë memorialit “Adem Jashari” në Prekaz, të gjithë bashkë shkuan në kullën e familjes Jashari. Aty i priti Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
I ulur në krye të kullës, afër tij ishin kryeministri i Kosovës Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brenshme Xhelal Sveçla.
Këtij të fundit, vëllai i komandantit legjendar ia lëshoi disa thumba, pasi i erdhi rendi për ta përshëndetur.
Jashari e pyeti Sveçlën “a po të ngo kush, a po e ngo kon a veç vete”.
Ky i fundit shkurt i tha se po, po dëgjon.
“Po ngoj”.
Menjëherë pas kësaj, Jashari ia dha edhe një mësim Sveçlës.
“Unë sa herë kom ngu, gjithë ma mirë ma ka qitë”, ishin fjalët e tij drejtuar ministrit Sveçla.