Publicisti dhe shkrimtari Rexhep Qosja, i cili mori qëndrim pro partisë në pushtet përgjatë fushatës elektorale, ka bërë një deklaratë që i ngjan një militanti.
Qosja ka kërkuar shkarkimin dhe dënimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve “të korruptuar” për shërimin e Kosovës, shkruan Insajderi.
“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHËRONI Kosovën.
Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, ka thënë Qosja.
Qosja, pasi doli publikisht në mbështetje të LVV-së dhe Albin Kurtit për zgjedhjet e 9 shkurtit.