spot_img
Thursday, March 13, 2025
spot_img

Reuters: Rusia i ka paraqitur SHBA-së një listë kërkesash për përfundimin e luftës

Njëra nga mediat ndërkombëtare, Reuters, ka shkruar se Rusia i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës një listë me kërkesa në mënyrë për t’u bërë marrëveshja për përfundimin e luftës kundër Ukrainës dhe që të rregullohen marrëdhëniet me Uashingtonin.

Nuk është bërë e ditur se çfarë përmban ajo listë që e ka përgatitur Rusia ose nëse Rusia është e gatshme për t’u përfshirë në bisedime të paqes me Ukrainën para pranimit të kërkesave që i ka përpiluar ky shtet, raporton Reuters.

Ata i konsideruan kushtet e Kremlinit si të gjera dhe të ngjashme me kërkesat që Rusia ua ka paraqitur më parë Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Në kushtet e paraqitura më herët përfshihej kundërshtimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO, një marrëveshje për të mos dislokuar ushtarë të huaj në Ukrainë dhe njohja ndërkombëtare e pretendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, se Krimea dhe katër provinca të Ukrainës i përkasin Rusisë.

Ambasada ruse në Uashington dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Derisa, presidenti i SHBA, Donald Trump, është në prije për një lajm nga Putini nëse ai do të pajtohet me një propozim për armëpushim 30-ditor. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të martën se ai do ta pranonte propozimin si hap i parë drejt bisedimeve të paqes.

Mirëpo, pranim i Putinit ndaj një marrëveshjeve të mundshme armëpushimi është ende i paqartë, përderisa hollësitë akoma nuk janë finalizuar. Disa zyrtarë amerikanë, ligjvënës e ekspertë kanë frikë se Putini do ta shfrytëzonte armëpushimin me Ukrainën për ta intensifikuar atë që ata e quajnë përpjekje për t’i përçarë SHBA-në, Ukrainën dhe Evropën dhe për t’i minuar bisedimet e mundshme.

Presidenti Volodymyr Zelensky e vlerësoi takimin e kësaj jave në Arabinë Saudite mes zyrtarëve amerikanë e ukrainas, duke e cilësuar konstruktiv dhe tha se një armëpushim i mundshëm 30-ditor me Rusinë do të mund të përdorej për hartimin e një marrëveshjeje më të gjerë të paqes.

Moska i ka ngritur shumë prej kërkesave të njëjta gjatë dy dekadave të fundit dhe disa prej tyre e kanë gjetur rrugën drejt bisedimeve formale me ShBA-në dhe Evropën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit