spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

“Restorant gjysmëbosh, tubim i dështuar” – Agim Veliu sulmon lidershipin e LDK-së për organizimin e 35-vjetorit në Podujevë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar ndaj organizimit të 35-vjetorit të partisë në Podujevë, duke e quajtur atë një tubim të dështuar.

Sipas Veliut, hapësira e restorantit ku u mbajt ngjarja nuk ishte e mbushur me simpatizantë dhe anëtarë të LDK-së, ndërsa organizatorët, sipas tij, u përpoqën ta mbanin larg syrit të opinionit.

“Në restorantin gjysmëbosh, në shënimin e themelimit të lëvizjes më të madhe politike në vend, nuk ishin protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë,” ka shkruar Veliu në Facebook.

Ai shtoi se në këtë organizim nuk ishin të ftuar figura kyçe të historisë së partisë, duke ironizuar me praninë e disa prej liderëve aktualë, të cilët sipas tij, “duhet të shënonin pesëvjetorin e infiltrimit të tyre në LDK”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit