Policia e Kosovës iu ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, gjatë motit me reshje shiu dhe bore.
Policia iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve, por në veçanti shoferëve, që të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve si dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të mbuluara me ujë e borë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reshjet e shiut e borës janë duke vazhduar në Kosovë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.