spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Reshat Badallaj: Udbashi, Zenel Celina më mori në pyetje

Ish-i burgosuri politik, Reshat Badallaj, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” se si në fshatin Shkozë në mars të vitit 1981 ishte ftuar nga policia që të paraqitej në stacion.

Shefi i policisë në Zhur, Rexhep Mehmetaj, e kishte dërguar Badallajn te zyrtari i Sigurimit të Shtetit, udbashi Zenel Celina në Prizren.

Celina e kishte marrë në pyetje Badallajn dhe i kishte thënë se “ju jeni duke organizuar demostrata në Zhur”, por që Badallaj e kishte mohuar.

“Nëse nuk pranon, na kemi metoda të tjera”, Celina i kishte thënë Badallajt, të cilin pastaj e kishin marrë dy persona me rroba civile të cilët edhe e kishin rrahur.

Më 4 maj të vitit 1989, Badallaj ishte arrestuar nga Rrustem Ramosaj, (shef i policisë asokohe) ku edhe ishte dërguar në një qeli.

Ai ishte dorëzuar pastaj te Xhemali Shasivari dhe Bashkim Braha (të dy udbashë).

“Xhemali Shasivari i Brodosanës së Opojës, udbash në Prizren. Bashkim Braha i Hasit, udbash në Prizren. Në fillim u sollën mirë, nuk më rrahën”, ka thënë Badallaj.

Badallaj ka thënë se atë e ka rrahur Latif Dulla.

Sipas Badallajt, Dulla së bashku me djalin e vet kishin shërbyer në sigurim të shtetit.

‘Latif Dulla, udbash i Korishës së Prizrenit, udbash në Prizren”.

Badallaj thotë se e kishte marrë Dulla dhe e kishte dërguar në Lugun e Keq dhe e kishte kërcënuar me jetë.

“Ti i ke edhe pak orë jetë, ose do të pranosh… ai ishte i ashpër, brutal.. më thanë trego se ne e kemi vendin ku s’ke qare pa tregu”.

Dy ditë më vonë, Badallaj thotë se në fshatin Shkozë te Lugi i Keq në drejtim të Vërmicës e kishin dërguar dy persona të maskuar.

‘Tash është afati i fundit i yti”, por Badallaj nuk kishte pranuar akuzën dhe ishte rrahur pa mëshirë.

Ai ka thënë se marrja në pyetje ndaj tij nga udbashët kishte ndodhur nga 4 maji i vitit 1989 deri më 28 dhjetor 1990, pastaj ai ishte dënuar me 8 vjet burgim.

Prokuror i rastit, sipas Badallajt, ishte Skender Morina, kurse gjyqtar Pjetër Përgjokaj.

“Kasap i të burgosurve politikë që i ka dënu ka qenë…është Pjetër Përgjokaj”, ka deklaruar Badallaj.

Pas mbajtjes së dy viteve burgim, Badallajt i ishte përcaktuar edhe një rigjykim, pasi prokurori Skender Morina ishte ankuar se ishte dënuar pak.

Gjatë asaj faze, Badallaj ishte liruar si arrest shtëpie, nga ku edhe ka arritur të ikë dhe të dalë ilegalisht nga Kosova.

Badallaj ka thënë se ka menduar gjatë se si të vepronte, por që ai kishte zgjedhur një lloj hakmarrje ndaj tyre.

“Kam zgjedh diçka tjetër, ma të fortë se arma, me laps”, ka thënë ai gjatë rrëfimit të tij në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit