Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata Reporterët pa Kufij (RSF), ku Kosova ka shënuar një rënie të theksuar prej 24 pozicionesh, duke u renditur në vendin e 99-të ndër 180 shtete.
Përmes një postimi, Ambasada thekson se ky regres duhet të merret seriozisht nga institucionet dhe të shërbejë si udhërrëfyes për përmirësimin e situatës së mediave në vend.
“Kosova ka rënë gjithsej me 24 ende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e vendosur atë në fund të krahasimit rajonal – madje edhe pas Serbisë. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike”, thuhet në reagimin e Ambasadës.