Kosova është renditur e 73-ta prej 206 ekipeve në Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës, në një postim në Facebook.
“Me dy medalje të fituara KOSOVA përfundon në vendin e 73-të prej 206 ekipeve. Sukses i jashtëzakonshëm i ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik.
