spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Refuzimi i Abdixhikut për koalicion, Dimal Basha: Ti vazhdo me ta, ne jo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën për koalicion të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kësisoj, ai ka propozuar një qeveri tranzicionale me kabinet unifikues. Lidhur me këtë, është deklaruar Dimal Basha, deputeti i LVV’së.

Basha ka pretenduar se Abdixhiku “s’mundet pa PDK’në dhe AAK’në” në një reagim në ‘Facebook’.

“Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!”

Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme.

Ti vazhdo me ta, ne jo!

VVazhdojmë!”, thuhet në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit