Shkruan Refik Hasani
Me rastin e 33-vjetorit të mbajtjes së REFERENDUM-it, të 1 e 2 marsit 1992, popullata me shumicë shqiptare e Komunës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit shpalli këtë KRAHINË si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të këtij Rajoni.
Pas artikulimit të vullnetit të manifestuar në organzimin dhe mbajtjen e REFRENEDUM-it plebishitar të kësaj Krahine, në mbrojtje të vullnetit të shprehur në mbrojtje të pragut dhe identitetit, është edhe kryengritja e armatosur e luftës së UÇPMB-ës,ku luftoi heroikisht duke sakrifikuar.
Kjo Krahinë ngriti e afirmoi në nivelin më të lartë, edhe arritjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, me prezencë, dhe garantimin e faktorit politik të BE-së dhe atij ushtarak të NATO-s.
Kjo Krahin shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën-Kur kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.
Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në këto hapsira të Komunës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit dhe hapasira tjera etnike shqiptare.