Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se po diskutohet në dy drejtime rreth pranisë së prezencës së trupave amerikane në kuadër të KFOR-it.
I pyetur se a po diskutohet reduktimi i trupave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë, Maqedonci tha: “Po vazhdojmë të kemi konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezente në kuadër të KFOR-it”.
“Përveç prezencë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it, jemi të interesuar dhe po vazhdojmë që të diskutojmë me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK-në”.
“Pra, jemi duke diskutuar në dy drejtime prezencën ushtarake amerikane, një që ndërlidhet me prezencën amerikane që ndërlidhet me KFOR-in dhe e dyta të vazhdojë të jetë prezente edhe jashtë mandatit të KFOR-it”, thotë ai.