spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Reçica kujton Thaçin e të tjerët: Besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre

Elmir Reçica, deputet i PDK-së, ka kujtuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në ditën e përvjetorit të katërt të arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale.

Në një shkrim, Reçica, që është ish i burgosur politik e ish-komandant në kohë lufte, ka shkruar se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë e të pastër.

Tutje, Reçica shkroi se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Këtu e katër vite më parë në Kosovën e lirë dhe të Pavarur u arrestuan bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të cilët në një proces gjyqësor janë duke dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë e të pastër me të vetmin qëllim për të realizuar lirinë dhe për të bërë Kosovën shtet” – ka shkruar Reçica.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit