Real Madrid ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku klubi madrilen udhëton të mërkurën në Anfield për t’u përballur me Liverpoolin.
Sulmuesi madrilen, Vinicius ka pësuar një lëndim dhe do të humbasë këtë sfidë, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas ‘Cope’, Vinicius Jr do të mungojë për rreth 3 javë për shkak të lëndimit.
Kjo është një goditje tjetër për kampin madrilen, duke iu bashkuar lëndimeve të Millitaos, Carvajal, Alaba, Tchouameni, Rodrygo, e Vasquez.