Thursday, May 15, 2025
spot_img

Real Madridi dhe Barcelona përballen sonte – publikohen formacionet

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sonte në finalen e Kupës së Mbretit, me ndeshjen që nis nga ora 22:00 në stadiumin ‘La Cartuja’ në Sevilla.

Kjo është përballja e tretë mes tyre këtë sezon, pas dy ndeshjeve të mëparshme që i fitoi Barcelona me rezultatet bindëse 4-0 dhe 5-2.

‘Los Blancos’ synojnë hakmarrjen dhe rikthimin te trofetë, ndërsa ‘Blaugranasit’ kërkojnë një tjetër fitore për të mbajtur gjallë shpresat për tripletën.

Sa i përket formacioneve, trajneri i Real Madridit ka vendosur të startojë me Dani Ceballosin nga minuta e parë, ndërsa Kylian Mbappé do të jetë në bankën rezervë, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Në anën tjetër, Barcelona e nis ndeshjen me Dani Olmon dhe Gerard Martinin, ndërsa Ferran Torres do të udhëheqë repartin ofensiv për shkak të mungesës së Robert Lewandowskit.

Formacionet zyrtare të Real Madridit:

Formacionet zyrtare të Barcelonës:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit