spot_img
Thursday, December 5, 2024
spot_img

“Real estate nr.2”, Fero – Arbenitës: Bëj ç’të duash me jetën tënde, por jo me vajzën time

Fero ka vazhduar me postime të tensionuara ndaj ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli.

Në një nga postimet e tij në InstaStory, ai shkruan: “Kur ju thoja po ju kursej, më nënvlerësonit. Gjithsesi, ky është fillimi i jo kursimit.” Pas kësaj, ai shkruan “Gabimi më i madh i jetës tënde!” në një postim tjetër, duke bërë një koment ironik.

Më pas, ai ka postuar një video ku thotë se gjithçka që ka thënë deri tani ka për qëllim vajzën e tij dhe se dëshiron vetëm të takohet me të. Pavarësisht kësaj, Fero e ka fjalën edhe për Arbenitën, së cilës refuzon t’ia përmendë emrin, por mesazhi i tij është i qartë.

Ai thekson: “Ti jetën tënde jetoje me burra të huaj shko, rri, ulu, pi, bëj ç’të duash. A bën a s’bën është jeta jote as më intereson. Ama ti të lësh burrin e huaj, atë plakun e flliqur, atë plakun e zi aty të ma kapë vajzën dhe të ma marrë në krahë nëpër Dubai, ky është gabimi më i madh që ke bërë në jetën tënde.”

Ish-reperi postoi një foto të Arbenitës duke kërcyer në një klub nate dhe shkroi “agjenti nr. 2 i pasurive të patundshme”.

Në fund, ai ndau edhe një lutje për organet shtetërore:

“Lus organet kompetente të jeni korrekt në punën tuaj si dhe mos i mbyllni nga padrejtësia që më bëhet. Që shumë ditë e javë e muaj po ju lutem ose në rrjetet sociale ose edhe fizikisht (live), merruni me rastin, merruni me rastin mos më bëni padrejtësi. Organet kompetente merruni me rastin para se nesër të jetë vonë në çfarëdolloj aspekti!”

“Real estate nr.2”, Fero - Arbenitës: Bëj
“Real estate nr.2”, Fero - Arbenitës: Bëj

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit