spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

Reagon zëdhënësi i Qeverisë pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurori

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër ndaj kryeministrit, Albin Kurti për tu paraqitur në Prokurori.

Kryeziu përmes një postimi ka thënë se raportimet për një urdhër të Gjykatës Themelore ndaj kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur si dëshmitar nuk janë të bazuara në ndonjë përgjigje të re të Gjykatës, por në një njoftim të saj të mëhershëm.

Kryeziu tutje ka njoftuar se sot Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore në përgjigje të njoftimit të saj të datës 21 shkurt 2025 dhe se ende po pritet një përgjigje nga Gjykata.

“Sot gjatë ditës Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore pikërisht si përgjigje ndaj Njoftimit të saj të datës 21 shkurt 2025. Për këtë ne ende po presim përgjigje nga Gjykata. Pra, raportimet e orës të fundit se Gjykata Themelore urdhëron kryeministrin Kurti të paraqitet si dëshmitar, nuk janë përgjigje ndaj letrës sonë që e kemi publikuar sot, por bazohen në Njoftimin e Gjykatës së datës 21 shkurt të cilit Zyra e Kryeministrit i është përgjigjur sot, 28 shkurt.” – ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Në fund, zëdhnësi i Qeverisë ka deklaruar se deklarata e sotme e Gjykatës po përdoret për keqinformim, duke krijuar perceptimin e gabuar se vendimi për ftesën e Kurtit ka ardhur pas përgjigjes së Kryeministrisë.

“Me ose pa qëllim, deklarata që Gjykata Themelore u ka dhënë medieve sot po përdoret për keqinformim duke krijuar opinionin e gabuar se përkundër përgjigjes së Zyrës së Kryeministrit Gjykata ka urdhëruar Kryeministrin Kurti që të paraqitet në prokurori.” – ka përfunduar Kryeziu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit