spot_img
Wednesday, March 12, 2025
spot_img

Reagon Vuçiq për urdhër-arrestin ndaj Dodikut: Nuk e mbështesim aspak

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e komentoi urdhër-arrestin ndaj presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryetarin e parlamentit, Nenad Stevandiq dhe kryeministrin e këtij entiteti, Radovan Vishkoviq, ai tha se kjo nuk është kontribut për paqen, e që sipas tij është më tepër një kontribut për destabilizim dhe shkatërrimin e plotë të rajonit.

Urdhërin për arrestim të tyre e lëshoi zyra e Prokurorit në Bosnjë dhe Hercegovinë, me qëllim për t’i marrë në pyetje.

Në një video në rrjete sociale, kreu i Serbisë u deklarua se Serbia nuk e mbështetet assesi arrestimin e tyre.

Pos këtyre, ai shtoi se “Serbia gjithmonë do të luftojë për paqen, do të ruajë paqen dhe do të respektojë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, por gjithashtu do të qëndrojë në krah të Republikës Sërpska dhe lidershipit të saj”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit