spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Reagon ‘Srpska’: Me krenari themi që e kem mbështetjen e Vuçiqit, ndërsa Rashiqi e ka Kurtin

Zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është përfshirë nga zjarri që nga dita e djeshme.

Në lidhje me këtë, kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se që nga mëngjesi një numër i madh i njerëzve kanë dalë në terren për të shuar zjarrin.

Sot është aktivizuar një ekip i madh i njerëzve dhe i vullnetarëve, zjarrfikësve dhe punëtorëve të parkut, dhe po besoj që jemi në rrugë të duhur për të shuar zjarrin, i cili na ka shqetësuar që nga dita e djeshme, sidomos në orët e mbrëmjes, sepse edhe frynte një erë që e ndihmonte më shumë zjarrit. Ndërsa sot dita është më e qetë, nuk ka erë.” – ka thënë Ramosaj.

Ai gjithashtu ka njoftuar se kanë kapacitete të mjaftueshme dhe se afër zjarrit nuk ka vendbanime dhe as biznese.

Po, kemi kapacitete të mjaftueshme. E mira e gjithë kësaj është se nuk ka vendbanime afër këtij zjarri, nuk ka ndonjë biznes, as shtëpi, dhe nuk rrezikohet jeta e njerëzve. Mirëpo, është një brez i gështenjëve dhe i ahishtës që është e dhimshme me u djegur në këtë kohë. Po besoj që gjatë ditës do të lokalizohet ky zjarr, edhe pse është e vështirë, por do të mundohemi që pjesën më vitale të këtij pylli ta hekim nga rreziku.” – ka thënë Ramosaj.

I pyetur për rrethanat që kanë shkaktuar zjarrin, Ramosaj ka supozuar se mund të jetë pakujdesi e njeriut.

Shkaktari, po supozojmë, është faktori njeri, mund të jetë ndonjë pakujdesi e njeriut dhe kaq.” – ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit