Sunday, October 13, 2024
spot_img

Reagon Mimoza Kusari – Lila pas publikimit të bisedave me Radoiçiqin: Kot e keni!

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit ku dëgjohet ajo duke biseduar me kryekriminelin Millan Radoiçiq.

Ajo tha se audio-incizimet e publikuara janë montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq.

“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime”, ka shkruar ajo.

Njëjtë si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe Kusari-Lila i quajti audio-incizimet e publikuara si “luftë hibride”, derisa përcolli edhe një mesazh për mediat që i kanë nxjerrë këto përgjime.

“Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë. Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkul”, ka shkruar mes tjerash Kusari-Lila.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit