spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Reagon edhe NATO për aksionin në veri, shprehen të zhgënjyer

NATO ka reaguar për veprimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se janë të zhgënjyer pasi nuk janë koordinuar me KFOR-in.

Zëdhënësja e NATO’s, Farah Dakhlallah thotë se pavarësisht që ka pasur zotime nga Qeveria e Kosovës që aksione të tilla do të koordinohen me KFOR’in, kjo përsëri nuk është bërë.

Tutje, Dakhlallah thotë se duhet de-përshkallëzim dhe angazhim i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”.

Të premten Policia e Kosovës mbylli strukturat paralele serbe në katër komunat në veri. Reagimi ishte i menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë që e cilësuan të njëanshëm veprimin e Kosovës.

Policia ka thënë se janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte.

Ndërkohë, në një operacion të ndarë në objekte përcjellëse të spitalit në Mitrovicë Veri, Policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një xhaketë ushtarake, një çantë krahu, disa fishek me rrethatore, dy thika dhe mbështjellës/këllëf të armës së gjuetisë.

“I tërë operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, përderisa ka përfunduar në orët e mbrëmjes pa ndonjë incident apo rast për tu veçuar, ndërsa procedurat e mëtejme hetimore do të vazhdojnë nga njësitet relevante policore nën autorizimin e prokurorisë kompetente. Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi vendimeve të institucioneve dhe ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës”, u tha në njoftim.

Aksioni u krye me kërkesë të Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal. Ministri Elbert Krasniqi tha se nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës së Kosovës. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit