spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Reagon ashpër vëllau i Burimit pas videos ku Rezart Veleshnja e “imiton”

Në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”, një ngjarje shqetësuese ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime për kufijtë e humorit dhe respektin ndaj të tjerëve.

Aktori i njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, ka krijuar polemika të forta me sjelljen e tij ndaj banorit Burim Vatovci.

Rezarti, i njohur për humorin e tij, ka imituar dhe ironizuar gjestet e Burimit, duke nxitur një reagim të fortë negativ nga shikuesit dhe ndjekësit e programit.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më shqetësuese është fakti se produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka postuar video të këtyre momenteve në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me një ton argëtimi, sikur bullizmi të ishte një formë e pranueshme humori.

Për këtë ka reaguar edhe vëllau i Burimit, Egzon Vatovci i cili ka hedhur në “Instastory” videon ku Rezarti e imiton vëllaun e tij.

“Kjooo osht e pa pranushmeee, qfar m** artistii je ti nese bon gjana tilla marreeee” ka shkruar ai.

Shikuesit kanë nisur të shprehin zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar një reagim të shpejtë dhe të qartë nga produksioni dhe nga vetë  Veleshnja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit