spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Reagim ndaj trajtimit të Familjes Jashari!

Shkruan Nehat Shaqiri

Në dritën e deklaratave dhe qëndrimeve të fundit lidhur me Familjen Jashari dhe zhvillimet politike në Skenderaj, ndjej detyrimin moral dhe historik për të adresuar disa të vërteta të pamohueshme.

Familja Jashari, simbol i sakrificës për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës, nuk mund dhe nuk duhet të përballet me fyerje dhe përbuzje nga ata që duhet të ruajnë dhe nderojnë trashëgiminë e saj.

Për vite me radhë, kemi parë një qasje të padrejtë dhe një trajtim të padenjë ndaj kësaj familjeje, e cila me gjakun dhe sakrificën e saj, i dha Kosovës lirinë që sot gëzojmë të gjithë.

Nuk mund të harrohet dhe as të tolerohet që në mes të Sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj të festohet humbja e Bekim Jasharit me armë zjarri, sikur të ishte një fitore kundër një pushtuesi.

Kjo nuk është thjesht një përbuzje ndaj një figure politike, por një fyerje e rëndë për gjithë sakrificën e Familjes Jashari dhe gjithë atyre që dhanë jetën për këtë vend.

Gjithashtu, duhet të rikujtojmë se fitorja e PDK-së në Skenderaj nuk ishte një fitore e pastër politike, por një lëshim i qëllimshëm nga Bekim Jashari për të shmangur tensionet dhe ndoshta një konflikt të mundshëm brenda Drenicës. Kjo ishte e ditur dhe e paralajmëruar, sepse Drenica e di të vërtetën dhe historia nuk mund të rishkruhet sipas interesave të çastit.

Drenica ka qenë dhe do të mbetet zemra e rezistencës kombëtare, dhe nuk do të lejojë që figura të mëdha të historisë sonë të nëpërkëmben nga kalkulime të ngushta politike.

Respekti për Familjen Jashari nuk është opsional, por një detyrim moral për çdo shqiptar që e çmon lirinë dhe sakrificën për këtë vend.

Historia nuk e harron të vërtetën!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit