Sunday, April 6, 2025
spot_img

“Rastin e kemi prit shumë rëndë, e kemi pas si babë”, në lot nipi i policit të vrarë flet për rastin

Të shtënat me armë zjarri mbrëmë rreth orës 23:00 në Kaçanik, lanë të vdekur ish-ushtarin e UÇK-së, njëherit rreshterin e Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Lika i cili sipas raportimeve në momentin kritik ndodhej në hyrje të banesës së tij në rrugën “Idriz Seferi”, u qëllua me disa plumba.

Rasti e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaroi policia.

I ndjeri u varros sot teksa në varrimin e tij morën pjesë qytetarë e personalitete të shumta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit