spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Rasti tragjik në familjen Metaj: 45-vjeçari pësoi lëndime vdekjeprurëse pasi u bllokua nën frezën e traktorit

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën, në familjen Metaj në Shushicë të Ulët në Istog. 45-vjeçari Astrit Metaj vdiq tragjikisht, pasi mori lëndime të rënda derisa ishte duke punuar me traktor në një arë. Për vdekjen e tij ka njoftuar shkurtimisht edhe Policia, teksa kanë nisur hetimet.

45-vjeçari vdiq pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë, ku edhe u konstatua vdekja e tij.

I ndjeri dyshohet se pësoi lëndime trupore pasi u bllokua nën frezën e traktorit, derisa disa dëshmitarë arritën t’i ndihmojnë dhe ta largojnë që aty.

Viktima u dërgua fillimisht në QKMF e më pas në spital, por fatkeqësisht s’mundi t’iu bëjë ballë plagëve të rënda që mori.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe trupi është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit