Wednesday, July 23, 2025
spot_img

Rasti i vdekjes së gruas në liqenin e Batllavës, Prokuroria zbardhë detajet e fundit për rastin

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u gjet sot e pajetë në Liqenin e Batllavës, në afërsi të vendit të njohur si “Te Plepat”, është Teuta Kaçiu, rreth 45 vjeçare, e cila ishte nga fshati Lupç i Podujevës.

Sipas informacioneve ajo dyshohet se ka dalë nga shtëpia rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa rreth orës 12:16 qytetarë të rastit kanë sinjalizuar autoritetet se në liqen është parë një trup në ujë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë: Njësitë patrulluese, hetuesit dhe forenzika, njësia B-10, si dhe ekipi mjekësor dhe emergjenca, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit nga uji dhe kanë konstatuar vdekjen.

Pas verifikimit, është bërë identifikimi zyrtar i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e kësaj vdekjeje që për momentin mbetet e dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila ka njoftuar se prokurori kujdestar, ka urdhëruar që trupi i të ndjerës të dërgohet për në obduksion.

“Prokurori i shtetit ka hapur rastin “Hetim mbi vdekje” dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit