spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Rasti i Pjetër Shalës: Sot, Gjykata Speciale mban seancën për dëmshpërblimin e viktimave

Gjykata Speciale ka njoftuar se sot, më 29 nëntor, në orën 11:00, do të nisë seanca për shpalljen e urdhrit të zhdëmtimit për viktimat e rastit të Pjetër Shalës.

Transmetimi i shpalljes do të vonohet me 10 minuta, dhe mund të ndiqet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u dënua në korrik të këtij viti me 18 vjet burgim nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale për krime lufte. Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë ndaj të paktën 18 personave, si dhe për vrasje të paligjshme ndaj një personi në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, më 5 qershor 1999.

Seanca e sotme ka si objekt shpalljen e urdhrit për dëmshpërblimin e viktimave të këtij rasti, dhe do të përcaktojë masat e mëtejshme për kompensimin e personave të prekur nga krimet e kryera nga Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit