Monday, May 5, 2025
spot_img

Rast i rëndë në Prizren: Një 30-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin e Prizrenit pasditen e së martës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se E.Q. i moshës përreth 30-vjeçare nga Duhla e Suharekës dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Rasti, sipas tij, ka ndodhur në Prizren.

Ai është dërguar në urgjencën e Spitalit të Prizrenit pa shenja jete, sipas Bytyqit.

“Me datë 22.04.2025 rreth orës 16:45 policia ka marre informatën se dyshohet se një person pa shenja jete është në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në emergjencë nga mjeku kujdestar në emergjencë është informuat se në spital një person mashkull, rreth 30 vjeçar është pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren.

Bytyqi ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, ku trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit