spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Rashiq: Asociacioni duhet të themelohet, drafti dërgohet në kushtetuese

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim për Kosovën që rrjedhë nga marrëveshjet e arritur në Bruksel me Serbinë.

Sipas tij, fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale. Kështu që ne obligimin që kemi marrë duhet të zotohemi prapë dhe të punojmë në zbatimin e tij.

“Kjo është një obligim dhe zotim që kemi bërë më shumë se dhjetë vjet. E di që në disa momente është kundërshtuar, por në politikën ndërkombëtare nuk shkon ashtu sikurse mendojnë disa individ. Nëse nënshkruhet një marrëveshje, pavarësisht se ndryshohet struktura e Qeverisë ajo marrëveshje duhet të respektohet. Fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale. Kështu që ne obligimin që kemi marrë duhet të zotohemi prapë dhe të punojmë në zbatimin e tij. Ai obligim mbetet aty dhe si një Qeveri serioze duhet merret për planifikim të zbatimit’’, tha Rashiq.

Sipas ministrit, Rashiq, Asociacioni nuk rrezikon sovranitetin e Kosovës.

“Pavarësisht do kritikave unë konsiderojë se Asociacioni nuk e rrezikon sovranitetin e Kosovës. Sikurse kemi faktorin ndërkombëtarë që kanë ritheksuar më shumë se disa here se një gjë e tillë nuk do të jetë problematike. Normalisht, marrëveshjen që kemi deri më tani dhe marrëveshjen e vitit 2015 pika e dytë thotë se marrëveshja për Asociacionin duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dhe për mua është e qartë se një verifikim i tillë mund të ndodhi dhe duhet të ndodhi”., tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit