Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica do të ketë një rol të ri në fushë te skuadra e Beshiktashit.
Mediumet turke, kanë raportuar të enjten se Rashica do të zhvendoset si mbrojtës i krahut të djathtë, pasi tashmë trajneri Giovanni van Bronckhorst e ka përdorur në këtë pozitë.
Ideja e trajnerit holandez është që Rashica ta ndihmoj ekipin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, pasi ka mbetur i impresionuar me aftësinë e futbollistit 28-vjeçar.
Trajneri Van Bronckhorst është i bindur se Rashica do të jetë më efikas në rolin e mbrojtësit të djathtë, pasi në çdo aksion të Beshiktashit do të avancoj përpara por do të jetë shumë efektiv edhe në mbrojtje.
Rashica pritet të luaj në rolin e ri të shtunën mbrëma kur Beshiktashi do të përballet me Galatasarayn në kuadër të Superkupës së Turqisë.
Sezonin e shkuar, Rashica shënoi 5 gola dhe bëri po aq asistime në 29 ndeshje kampionale me fanellën e Beshiktashit.