Në media është duke u raportuar se redaktori i lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës ka urdhëruar gazetaret e televizionit publik të mos i referohen Albin Kurtit me termin kryeministër në detyrë.
Redaktori i lajme qendrore, Besart Galica, ka urdhëruar që në asnjë kronikë televizive dhe në asnjë edicion të lajmeve të mos përdoren terme të tilla si “kryeministër në detyrë” dhe Qeverisë aktuale të mos i referohen si “Qeveri në detyrë”.
“Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email të cilin e ka siguruar gazeta.
