Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Raportohet se Porfirije ka mbërritur në Patrikanën e Pejës – MPJ-ja “çele guri gojën”

Patriarku i Kishës ortodokse serbe (KOS) Porfirije sot pasdite raportohet se ka mbërritur në Patrikanën e Pejës, ku do të festojë Pashkët ortodokse me besimtarë, klerikë dhe murgj nga Kosova.

Sipas njoftimit të KOS-it, thuhet se patriarkun e ka pritur Mitropoliti i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije.

Është bërë e ditur se Patriarku Porfirije do të shërbejë nesër në manastirin e Deçanit, ndërsa për Pashkë në Patrikanën e Pejës.

Në maj të vitit të kaluar, në vendkalimin Merdare, autoritetet e Kosovës nuk lejuan patriarkun Porfirije dhe shtatë hierarkë të Kishës ortodokse serbe të hyjnë në Kosovë.

Klankosova.tv gjatë ditës së djeshme ka pyetur në Ministrinë e Jashtme në lidhje me atë nëse i është dhënë leja Patriarkut Porfirije, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit