Dilema për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmani edhe zyrtarisht ka marrë fund.
Sulmuesi 23-vjeçar do të jetë pjesë e Rapidit të Bukureshtit edhe për sezonin 2024/25, ka bërë të ditur aksionari i ekipit nga Rumania, Victor Angelescu.
Në një intervistë për mediumet rumune, Angelescu ka insistuar se Rrahmani nuk do të largohet këtë verë dhe ka insistuar se këtë e ka parasysh edhe sulmuesi kosovar.
“Me sa e di, ai do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme. Ne kemi biseduar me të dhe ai e di shumë mirë se 95 për qind nuk do të largohet këtë verë. Tash, gjithçka është në rregull dhe Rrahmani nuk po e mendon më largimin”, ka thënë Angelescu.
Rrahmani ishte pranë kalimit te Rangersi por kërkesa e Rapidit prej 6 milionë eurosh për kartonin e tij nuk u plotësua nga skuadra skoceze.
Rrahmani ka kontratë me Rapidin deri në vitin 2026 dhe në sezonin e ri, ka 1 gol dhe 1 asistim në 2 ndeshje të luajtura.
Sezonin e shkuar, ai shpërtheu te Rapidi me 17 gola kurse ekipit nga Rumania ia bashkua nga Ballkani për 600 mijë euro.