spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Limajt për koalicionin me Kurtin: E keqja ka emër

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i cili nga zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi 3 ulëse në Kuvendin e Kosovës nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ai tha se është i gatshëm të ulet me këdo që e thërret në tavolinë, por vetëm për interes nacional, përfshirë Kurtin.

Pas kësaj deklarate të Limajt ka reaguar partneri i tij në koalicion, Ramush Haradinaj.

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.

Theksojmë se bazuar në rezultatet e deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga lista e AAK-së dhe Nismës, 5 deputetë do t’i ketë AAK-ja: Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Time Kadrijajn, Bekë Berishën e Lahi Brahimajn, e tre deputetë Nisma: Fatmir Limajn, Arbreshë Krasniqin e Xhevahire Izmakun.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit