Friday, July 11, 2025
spot_img

Ramazan Bekteshi: Rugova nuk e shkarkoi kurrë Bukoshin – kompromis për pavarësi

Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në mërgim dhe politikan i rëndësishëm i vendit, ka vdekur të martën në moshën 78-vjeçare.

Veprimtari Ramazan Bekteshi ka komentuar marrëdhënien mes kryeministrit të Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, dhe presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si një kompromis të domosdoshëm për pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, trimëria e Bukoshit qëndronte në faktin se nuk e dëgjonte gjithmonë Rugovën, ndërsa trimëria edhe më e madhe e Rugovës ishte që kurrë nuk e shkarkoi atë.

“Një kompromis për pavarësi”, e përshkroi Bekteshi këtë bashkëpunim, duke nënvizuar rëndësinë e tolerancës dhe unitetit në momentet vendimtare të historisë së Kosovës.

“Trimëria e Bukoshit ishte sepse s’e dëgjonte përherë Rugovën. Trimëria edhe më e madhe e Rugovës ishte se kurrë s’e shkarkoi Bukoshin—një kompromis për pavarësi!”, shkroi Bekteshi në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit