spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Ramadani thotë se Shpresim Uka “s’pati guxim të ballafaqohej” në Debat Plus: Zbardhja e rastit ‘Kiqina’ do shembte një perandori

Faton Ramadani, vëllai i Burim dhe Arsim Ramadanit, të cilët janë të dënuar për 30 vite burg në rastin e njohur si “Kiqina”, ka komentuar deklaratat e Shpresim Ukës, teksa ka thënë se ky i fundit, i ka ikur ballafaqimit në emisionin Debat Plus.

Ndërkaq, Uka përmes një reagimi dërguar Dukagjinit ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në emisionin që ishte paraparë që nga e hëna e kësaj jave për këtë të premte.

“Duke respektuar kërkesën e avokatit im, për shkak se ende kam proces të hapur gjyqësor, ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë në debatin e sotëm të planifikuar në Debat Plus. Në përputhje me këshillat juridike të mbrojtjes sime, nuk planifikoj të kem më as paraqitje mediale deri në përfundimin e procesit tim gjyqësor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ukës.

Ndryshe nga i dënuari në rastin “Bllaca”, Ramadani – i cili ishte në studion e emisionit Debat Plus – ka shprehur kritika ndaj Ukës, duke theksuar se ky i fundit nuk ka guxuar të paraqitet përballë tij, duke e shpërfillur mundësinë për të ballafaquar me faktet dhe argumentet që ka.

“Shpresim Uka të gjitha ato çka i thotë,  i bën më u arsyetu te shokët që i ka prerë në besë. Është rrëfyer dhe ka fol. Unë e falënderoj Shpresim Ukën që ka treguar që i ka shkuar personi për vrasjen e familjes Hajra, tu kallxu që e ka kryer atë krim dhe janë duke nejt njerëzit në burg pa faj. A është i fajshëm ai, a e ka thënë të vërtetën ai, duhet të merret sistemi i drejtësisë.

Kurse ky doli edhe te EULEX, ne kurrë bashkëpunim m EULEX-in nuk kemi pas. Ma kanë marrë atë prove dhe kurrë s’kemi pas bashkëpunim. Mua mi ka dënuar vëllezërit EULEX-i  në bashkëpunim me shefat e tij, të cilat kanë marrë urdhra, kanë vra për ta. Ky pat bindje të mirë te drejtësia e Kosovës, ky pikërisht nuk po tregon që është i dënuar me shtatë vite prej drejtësisë së Kosovës në rastin “Toka”. Dhe nuk ka pas guxim të vij të ballafaqohet me mua, sepse argumentet të cilat i kam të shumta për të, do të kishin shumë të rënda për të. Kështu që ky nuk ka mbështetje të drejtësia e Kosovës se 7 vjet e kanë dënuar. Ky duhet me u përgatit me shku me mbajt burgun”, ka thënë Ramadani në Debat Plus.

Ramadani gjithashtu ka përmendur se gjatë viteve ka përjetuar presion, kërcënime, shantazhe dhe tentativa për ta mbyllur të vërtetën. Ai ka përmendur që këto tentativë kanë pasur për qëllim mbulimin e së vërtetës që ka të bëjë me vëllezërit Ramadani dhe Kiqina.

Rasti Kiqina: Më 20 gusht 2001, Hamëz Hajra, bashkëshortja e tij Miradija, i biri Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina kishin mbetur të vrarë në një rrugë në mes të fshatit Baicë dhe Tërstenik në Komunën e Drenasit, gjersa po ktheheshin nga një dasmë në shtëpinë e tyre në Drenas. Për këtë rast, Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina u dënuan me 30 vjet burg, Jeton Kiqina me 16 vjet dhe Blerim Kiqina me 11 vjet. Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa, në vitin 2017 presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që me dekret t’ua falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiqinës.

“Kam pas presion me vite. Kam pas kërcënime, shantazhe, me kanë vendos bombë, tentimvrasje. Të gjitha i kanë bërë dhe s’kanë mund me me tërheq. Vetëm me një arsye për mos me dal e vërteta. Sepse një e vërtetë e vëllezërve Ramadani dhe Kiqina do të shembet një perandori që ka qenë prej pasluftës”, ka shtuar Ramadani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit