spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Ramadani: As në ëndrrën më të keqe nuk e kishim parë se ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet

Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani ka thënë se ushtarët po trajtohen pa dinjitet, e për arsye të pagave po e lëshojnë ushtrinë.

“Shifrat e publikuara sot nga Ramush Haradinaj, atëherë Kryeministër dhe faktori kryesor vendimmarrës për bërjen e Ushtrisë, dëshmojnë emergjencën për të përmirësuar kushtet e Ushtrisë.

Besoj se të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së tij për rininë e Kosovës që të bëhen ushtarë dhe për ushtarët të qëndrojnë në shërbim.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

E plotë:

Kur i bëmë ligjet për Ushtrinë, as në ëndrrën më të keqe nuk kishim parë se vjen një ditë kur ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet. E për arsye të pagave do të lëshojnë ushtrinë.

Shifrat e publikuara sot nga Ramush Haradinaj, atëherë Kryeministër dhe faktori kryesor vendimmarrës për bërjen e Ushtrisë, dëshmojnë emergjencën për të përmirësuar kushtet e Ushtrisë.

Besoj se të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së tij për rininë e Kosovës që të bëhen ushtarë dhe për ushtarët të qëndrojnë në shërbim.

#Siguria #Ushtria #Kosova #NATO

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit