spot_img
spot_img
Wednesday, January 15, 2025
spot_img
spot_img

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Abu Dhabi në kuadër të një forumit ndërkombëtar mbi sigurinë energjitike. Shefi i qeverisë shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave me surprizën e veçantë që i bëri kyeministres italiane Giorgia Meloni me rastin e ditëlindjes së saj të 48-të.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Rama i dhuroi Melonit një shall gri të zbukuruar me portrete të personaliteteve shqiptarë të shekullit të kaluar.

Në videon e publikuar nga mediat italiane, kryeministri Rama shihet teksa e pret Melonin në pavijonet e Qendrës Kombëtare të Ekspozitave në Abu Dhabi dhe teksa ajo mbërrin i drejtohet “Madhëria juaj” dhe i këndon një version të improvizuar të këngës “Tanti Auguri”.

Shefi i qeverisë kërkoi nga të pranishmit t’i bashkoheshin, por pa shumë sukses.

Në një moment gazmor, Rama vazhdoi me batuta: “Unë kam një zë si një gomar shqiptar.”

Meloni, e kapur në befasi, vendosi shallin mbi kokë në stilin arab, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Gjatë bisedës, Rama vijoi komentet për marrëdhënien e tyre të ngushtë politike dhe personale, duke shtuar me ironi: “Musk një rival për mua? Të tjerët vijnë dhe shkojnë, unë qëndroj.”

Meloni iu përgjigj me një buzëqeshje dhe një koment të shkurtër: “Çfarë personazhi!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit