Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, theksoi mbështetjen e fuqishme që mori sonte në Vushtrri, duke e cilësuar si një nxitje të madhe për të punuar edhe më shumë deri më 9 shkurt.
Ai u shpreh i bindur se puna e vazhdueshme dhe përkrahja e qytetarëve do të çojnë në fitoren e PDK-së.
”Përkrahja që morëm sonte në Vushtrri, na mbush energji për të punuar edhe më shumë deri më 9 shkurt. Puna po e rrit mbështetjen, e përkrahja po e rrit bindjen për fitoren tonë”, tha Rama.