Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka përmendur edhe gjykimin që po ndodhë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Kransiqit dhe Rexhep Selimit.
Rama gjykimin e tyre e kualifikoi si një proces të parregullt ligjor dhe sipas tij të njëjtit janë duke u mbajtur peng që 5 vite në Hagë.
“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e drejtësisë ndërkombëtare, që në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë. Unë s’e kam diskutuar asnjëherë dhe nuk e diskutojë as sot të drejtën e asaj gjykate speciale që ia kanë hartuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për tu formuar ajo gjykatë.. Por ajo që nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marrë fjalën dhe pastaj ta gëlltis në heshtje, në këtë foltore para jush, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madhe krejt i arsyeshëm për fat të keq se ai proces është proces i parregullt ligjor dhe se normat e standardet…. janë nën nivelin e shteteve që e financojnë”, ka thënë Rama
Ai ngriti edhe një shqetësim që sipas tij deputetët e Kuvendit të Kosovës s’kanë marrë ndonjë iniciativë për të votuar ndonjë rezolutë lidhur me procesin e gjykimit që po ndodhë në Gjykatën Speciale.
Ai the nëse do ta bënin këtë do ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë të njëjtën rezolutë, nëse do t’i kërkohej.
“S’mund të rri dot pa ua thënë vëllazërisht, çudinë time që në këtë sallë s’është marrë asnjëherë një nisëm, për të ju kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike të paktën nga partite shqiptare… për të shprehur shqetësimin e madh për standardet e atij procesi dhe për të kërkuar një mision verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim gjerësisht i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, dhe për Kosovën, por edhe për drejtësinë ndërkombëtare, që kjo sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën…”, ka thënë Rama.