spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten se është fatkeqësi që Bashkimi Evropian e ka kuptuar përmes një mënyre të egër, siç është lufta e Rusisë në Ukrainë, sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës.

Ai, ka thënë gjithashtu, se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mospajtimet, për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, ka thënë Rama gjatë një diskutimi për brishtësinë e Ballkanit, në kuadër të Forumit Globsec, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke, raporton REL.

Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë, dhe që përveç aspektit ekonomik, ai ka thënë se nuk sheh dallim të madh mes rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

“Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë ai, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.

I pyetur nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për t’u përzier në çështjet e brendshme të Shqipërisë, ai ka thënë se Shqipëria nuk është e interesuar në të, “nuk ka apetit, prandaj Rusia nuk gjen shumë njerëz për t’i shërbyer qoftë edhe për para”.

“Kemi pasur diçka [ndikim rus] por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, prandaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO, dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”.

Ai ka thënë që nëse Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ishin të anëtarësuara në NATO, si dhe Serbia dikur më vonë, situata do të ishte krejtësisht ndryshe.

Prej vendeve të Ballkanit, vetëm Kosova nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndonëse ka aplikuar për t’u bërë anëtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit