spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Rama: Gjuha shqipe do t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli dhe do të jetë gjuhë zyrtare në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe ka deklaruar se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij shekulli me rrjetet sociale.

Sipas tij, gjuha shqipe së shpejti do të jetë një gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian.

“Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli që kërcënon gjerësiht gjuhët në tërësi dhe rrënjët e njerëzimit në përgjithësi”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. Shumë shpejt, do të jetë edhe gjuhë zyrtare në BE, ku në mos gjuha më e lashtë e kombeve europiane, do të rreshtohet ndër më të rrallat e të veçantat mes tyre”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu ka potencuar se Kuvendi Kombëtar për gjuhën shqipe, vjen edhe si produkt i samitit të 3 të diasporës të mbajtur në Tiranën nëntorin e vitit të shkuar, ku shqipja ishte një nga temat kryesore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit