Sunday, October 13, 2024
spot_img

Radovan Karaxhiq, “Kasapi” i Bosnjës, padit nga burgu Qeverinë britanike

I dënuari për krime lufte Radovan Karaxhiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, po padit qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për trajtim çnjerëzor, sepse nuk i lejohet të përdorë një laptop në qelinë e tij të burgut.

Karaxhiq, 79 vjeç, po kërkon 50,000 £ për “shkelje të të drejtave të njeriut”.

Karaxhiç, i cili ndodhet në burgun Albany në Isle of Wight, po kërkon 50,000 £ për shkelje të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu pretendon se i ndalohet të komunikojë në gjuhën e tij amtare serbe.

Ai u paraqit në gjykatë javën e kaluar përmes lidhjes video për të paditur Sekretaren e Shtetit për Drejtësinë Shabana Mahmood.

Nëse ai fiton, taksapaguesit do të duhet të paguajnë faturën e tij si dhe shpenzimet e tjera ligjore.

Kujtojmë se në vitin 2021, vajza e tij Sonja Karaxhiq-Jovicevic pretendoi se ai ishte mbajtur në kushte “të pashëndetshme” dhe “të pacivilizuara” pasi u transferua në Isle of Wight.

Ajo i tha agjencisë SRNA: “Sa i përket gjendjes fizike në të cilën ai është vendosur, është e papranueshme. Po t’i shtohet edhe fakti që ai ndodhet në një godinë plot me asbest kancerogjen, e cila është e ndaluar në të gjithë botën, kuptohet se në çfarë gjendje do të jetë.’ Ajo pretendoi se transferimi ishte bërë qëllimisht për të keqardhjen e familjes së saj, se atij i ishin marrë librat dhe kompjuteri dhe se ai nuk ishte më në gjendje të fliste gjuhën e tij dhe të jetonte kulturën e tij.

Një psikiatër i kthyer në politikan, ai është përgjegjës për disa nga krimet më të këqija të kryera në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë masakrën e 8,000 burrave dhe djemve në gjenocidin e Srebrenicës, kujton Daily Mail.

Ai u dënua fillimisht me 40 vjet burg në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, përpara se dënimi i tij të shtohej në përjetësi pa lirim me kusht.

Ai pritet të vdesë në burg.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit