Wednesday, April 9, 2025
spot_img

Qysh u bë që Presidenca dhe Qeveria në detyrë të përplasen për ShBA-të, pas vendimit të Trump

Tarifa prej 10% e vendosur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u bë mollë sherri, ndërmjet Presidentes së vendit Vjosa Osmani dhe Qeverisë në Detyrë. As pa u bërë 24 orë nga vendimi i Trump, Presidentja e vendit Vjosa Osmani, kërkoi nga Qeveria në detyrë që t’ia heq tarifën ShBA-ve, sepse tek e fundit vendimi i Trump është reciprocitet.

“Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata.” – shkroi Presidentja.

Por, kjo duket se s’i pelqeu fare Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati i cili ia ngjehi me minuta, e-mailin e Presidentes dhe postimin e saj në rrjete sociale.

“Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë. “ – shkroi ministri.

Për të vazhduar, “Shfrytëzoj rastin përmes këtij postimi që të njoftoj Presidenten, por edhe qytetarët, që si kabinet qeveritar ne veçse kemi qenë duke e shqyrtuar këtë temë. Dhe kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë.”

Pas kësaj, këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, ishte i ashpër me Muratin. Ai tha se Ministri Murati është njeriu i fundit që mund të flas për seriozitet.

Tutje, Kupina e përshkroi Muratin si “Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjik.”

Kupina gjithashtu ia kujtoi Muratit se Presidentja udhëheq me politikën e jashtme, dhe se kjo temë është e kontekstit strategjik.

Ndërkohë, Oda Ekonomike Amerikane gjithashtu kërkoi që të hiqet tarifa nga Kosova.

“Në dritën e vendimit të fundit të administratës amerikane për prezantimin e një strukture të re tarifore për mallrat e importuara, e cila afekton edhe Kosovën, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.”

Nga Partia Demokratike e Kosovës, nënkryetarja Vlora Çitaku shkroi se nëse PDK e udhëheq qeverinë e re, do të hiqet tarifa ndaj ShBA-ve menjëherë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit