Tuesday, July 15, 2025
spot_img

“Qysh matet qeveria?” – Përplasje e ashpër mes Shalës e Krasniqit në studio (VIDEO)

Përplasjet në studion e emisionit “Rubikon” në Klan Kosova kanë vazhduar, kësaj radhe mes opinionistit Azdren Shala dhe gazetarit Vullnet Krasniqi.

Ka qenë Shala ai që ka kërkuar nga Krasniqi që ta përmend një punë konkrete të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

“Një investim normal gjeja Albin Kurtit, gjeja një punë konkrete, katër vjet”, u shpreh Shala.

“Pse po don me e ndërlidh me investime”, ishte përgjigja e Krasniqit.

Ndërkaq, Shala këtë ia ktheu me pyetje duke i thënë se “qysh matet qeveria?”.

Krasniqi u shpreh se qeveria matet me atë se si ndikon në jetën e qytetarëve, ndërkaq Shala ia përmendi rritjen e çmimeve.

“Kosova e ka shkallën më të lartë të inflacionit, çmimi i rrymës a të shqetëson ty. Është bërë çdo produkt më i shtrenjtë, rrogat nuk janë rritur fare”, u shpreh tutje Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit