spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka kritikuar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave nga diaspora, ku ka pohuar se këtë e ka pranuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Sipas Qorrollit, tashmë kanë rënë masakat e LDK-së.

“Ish-kryeministri Hoti e pranoi sot hapur dhe pa asnjë shybe: LDK i ka manipuluar votat me postë nga diaspora! Një inxhinjering politik i paskrupullt nga Abdixhiku për të ngritur disa kandidatë dhe për të fundosur të tjerët. Vullneti i qytetarëve u ble dhe u shit si plaçkë pazari! Tani PZAP-i ka plus një provë, të thënë troç nga një ish-KM: votat e manipuluara të LDK-së DUHEN ANULUAR një orë e më parë”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, Qorrolli ka shtuar se “Ky është një PUÇ politik i Abdixhikut dhe i sojnikëve të mbështetur prej tij”.

Ndryshe, sot, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një reagimin të bërë në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar votuesit e tyre, megjithatë ka shtuar se rezultati për LDK-në nuk është i kënaqshëm.

Hoti ka shkruar se për interes të vendit dhe të LDK-së, është e domosdoshme të reflektojnë karshi këtij rezultati zgjedhor dhe këtyre zhvillimeve, si politikisht ashtu edhe ligjërisht.

Po ashtu, ai ka shkruar edhe për shqetësimet e tij lidhur me votat nga diaspora.

“Përveç rezultatit të dobët në zgjedhje, një shqetësim tjetër është paraqitur me votat e diasporës. Në votimin në ambasada, një parti politike (LVV) është votuar në mënyrë të tepërt dhe joproporcionale krahasuar me votimin në Kosovë. Në votimin me postë, disa kandidatë të listës së LDK-së janë votuar po ashtu joproporcionalisht krahasuar me votimin në Kosovë. Të dy këto dukuri, kur analizohet komuna për komuna, duket qartë se nuk janë aspak të natyrshme. Ky fenomen ka krijuar pasiguri në gjithë procesin zgjedhor. Përtej kësaj, në rastin e LDK-së është lënduar kohezioni i brendshëm i strukturave të partisë, si dhe është cenuar besimi i votuesit tradicional të LDK-së dhe integriteti që ka pasur shtëpia jonë politike për 35 vite”, ka reaguar sot Hoti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit