spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

“Qielli i thyer”/ Operacioni anti-drogë, flet avokati i të arrestuarit

Naim Rudari, avokati i njërit prej të arrestuarve në operacionin antidrogë, i koduar si “Qielli i Thyer”, deklaroi tha se provat janë të kundërligjshme.

Rudari bëri të ditur se aplikacioni përmes të cilit i kanë kryer veprat penale të arrestuarit “SkyECC”, është i ngjashëm me “Snapchat”, dhe në parim nuk është aplikacion i ndaluar.

“Këtë aplikacion e kanë përdorur persona të caktuar sepse ka qenë me pagesë. Këto biseda janë zhvilluar gjatë viteve 2019 – 2020. Unë sot me kujdes e kam shkruar dhe e kam quajtur si kontrollime të kundërligjshme, arrestime të kundërligjshme madje edhe ndalime të kundërligjshme”, tha Rudari.

Ai tha se ende nuk dihet përmbajtja në ato aplikacione.

“Çfarëdo komunikimi zanor apo tekstual përmes cilit do rrjet telefonik është përgjim i telekomunikimeve. Këtë e rregullon kodi i procedurës penale mjaft mirë. E rregullon pra përbën, se përgjim të komunikimit, dhe në këto rrethana, cilado mase e përgjimit lëshohet vetëm me një urdhër gjykate”, tha ai.

Ndryshe, operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit