spot_img
Wednesday, December 25, 2024
spot_img

Qeveria i reagon Pacollit/ Ja çka i thotë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Behgjet Pacolli, për si pretendon Pacolli, në një bisedë të tij me Millan Radoiçiqin.

“Edhe një herë, në asnjë bisedë telefonike që ka bërë deputeti Behgjet Pacolli me kriminelin Millan Radoiçiq, e të cilën ai vetë po e pranon, nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, është krejt e pakuptimtë që një deputet i Kuvendit që dikur ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme të insistojë në një të pavërtetë të tillë.

“Z. Pacolli nuk ka nevojë t’i arsyetojë komunikimet që ka mundur t’i ketë me Radoiçiqin. Sepse tek e fundit ai ka qenë ministër i Qeverisë e cila është formuar me votat e Listës Serbe e për të cilat kanë pritur orë të gjata në Kuvend derisa ata kthehehin nga Beogradi. Ai ka qenë në koalicion me Listën Serbe të Radoiçiqit. Besoj që komunikimin e kanë pasur të rregullt me ta”, ka thënë Kryeziu.

Deputeti Behgjet Pacolli ka bërë një pretendim se një ditë para zgjedhjes së Presidentes së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, në prani të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani, ka biseduar me Millan Radoiçiqin, në telefon, për ta kërkuar një vote për presidenten.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit