Gjesti së bashku me banorët ka folur për 24 orëshin që bëri jashtë shtëpisë së Big Brother, pasi doli nga formati në Kosovë.
Ai tha se ishte bërë me trauma duke pasur kujdes për veprimet dhe gjërat që bënte.
Në bisedën me Laertin dhe Rozanën, ai tha se kur doli shikonte vazhdimisht për kamerat.
Madje në një moment edhe kur ishte në tualet, si një pasojë e qëndrimit në këtë reality shou, ku monitorohen 24/7.
“Mua më ka ndodhur kur kam dalë për 24 orë, i kam shikuar kamerat, kur hyra në tualet”, tha me shaka.
Tutje konkurrenti shtoi: “Jam ruajtur se si po flas me shok, mos po flas ndonjë gjë palidhje”.
