Kush e mban mend aktoren Violeta Deda? Ajo ka luajtur në disa filma, por ndër më të spikaturit është “Kur xhirohej një film”.
Aktorja shqiptare ndërroi jetë në vitin 2008, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, vdekja e saj është e mbushur me shumë mister dhe ende nuk dihen shumë mirë të gjitha detajet.
Realisht Violeta ra në koma në vitin 1998, në moshën 45-vjeçare dhe nuk u përmend më për 10 vjet, derisa u nda nga jeta.
Në Amerikë, gjatë një operacioni të thjeshtë në 1998, thuhet se e harruan në narkozë dhe i pushoi zemra.
E rikthyen në jetë zemrën, por truri i ishte dëmtuar dhe nuk u zgjua më nga koma për 10 vjet, deri në vitin 2008, kur u nda nga jeta.
Ajo ka luajtur në disa filma shqiptarë:
Shpërthimi (1974) si Shpresa,
Gërsheti i luftrave (1978) teatër,
Gëzhoja e vjetër (1980) Miranda,
Një ndodhi në port (1980) Linda,
Skëterrë 43 (1980) Shpresa,
Goditja (1980) Mira,
Kur xhirohej një film (1981) Liljana,
Mondi dhe Diana (1985) mësuesja,
Gurët e shtëpisë sime (1985) gruaja e tenente Morucit,
Vrasje në gjueti (1987) Ferdinanda,
Kronika e një nate (1990) Franceska.