spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Qalaj: Nuk do të votoj koalicion me VV-në me kryeministër jo të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, thotë se në zgjedhjet e rregullta që pritet të mbahen në shkurt nuk e kanë problem koalicionin me një tjetër subjekt politik.

Por, që sipas tij PDK-ja e ka problem të qeverisë me “shkelësit e kushtetutës”.

“Ne nuk kemi problem me koalicion, por kemi problem me qeverisjen që ka pasë, me shkelësit e kushtetueses, me njerëz që s’kanë arritur ta bëjnë asnjë rezultat, me shkatërruesit e institucioneve, dhe si mund të bësh koalicion  me dikë që po e bie në pyetje edhe sovranitetin e vendit”, tha ai.

Ndërkohë, deklaroi se ai vetë nëse arrit të bëhet deputet nuk e voton një koalicion me kryeministër të VV-së.

“Unë në asnjë moment nuk e votoj koalicionin nëse bëhem deputet, koalicionin me VV-në me kryeministër jo të PDK-së. Pra, nëse Bedri Hamza, jo nëse por sigurisht do të jetë kryeministër. Atëherë çështjet tjera janë jo të rëndësishme”, tha ai.

Qalaj tha se do të ishte e dëmshme për cilëndo nga partitë opozitare që të hyjë në koalicion me VV-në me një “shkatërrues të institucioneve të Kosovës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit